Lajmet e fundit

Nga takimi i grupeve të Miqësisë, Kosovë – Kroaci

E Hënë, 28.05.2018




Grupet i Miqësisë Kosovë - Kroaci zhvilluan sot një takim të përbashkët.

Takimin e hapi përfaqësuesi i Grupit të Miqësisë Kosovë - Kroaci, Avdullah Hoti, i cili pasi i përshëndeti homologët kroat dhe u uroi mirëseardhje në Kuvendin e Kosovës, uroi një vijim të mëtejshëm në bashkëpunim midis dy vendeve tona.

"Kosova dhe Kroacia vijojnë në një miqësi të kahershme si në vështirësi ashtu edhe në paqe", theksoi Hoti.

Kryetari i grupit të miqësisë nga parlamenti kroat, Andrija Mikuliç, tha se ekziston një traditë të mirë bashkëpunimi midis dy vendeve dhe ky bashkëpunim nuk duhet të mjaftohet me vizita thjesht akademike protokollare, por duhet të thellohet vazhdimisht dhe mundësitë janë të lëmive të shumta.

"Kroacia ka krijuar tashmë një përvojë të mirë dhe mund ta transmetojë tek Kosova sidomos në marrëdhëniet parlamentare", theksoi Mikuliç. Ai shtoi se miqësia e dy popujve është një miqësi që buron nga një forcë e madhe, e cila është përcaktimi i qartë i rrugës së përbashkët drejt Bashkimit Evropianë.

Në këtë takim folën edhe deputetët Nezir Çoçaj, Flora Brovina, Mexhide Mjaku dhe Nait Hasani.

 

Nga takimi i grupeve të Miqësisë, Kosovë – Kroaci