Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione

E Premte, 25.05.2018




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Duda Balje kryetare, mbajti mbledhjen e rregullt.

Në këtë mbledhje, krahas anëtarëve të Komisionit, mori pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës z. Idriz Bljakaj.

Në mbledhje, pikë e vetme e rendit të ditës ishte raportimi i gjendjes së komplekseve memoriale në Kosovë, me theks të veçantë në gjendjen e kompleksit memorial "Mejë" në Gjakovë.

Duke folur lidhur me gjendjen e kompleksit memorial Mejë, në Gjakovë, z. Blakaj ka theksuar se për rregullimin e këtij kompleksi Qeveria e Kosovës ka ndarë gjithsej 400.000€ dhe është i nevojshëm rregullimi i 376 varrezave. Ndonëse rregullimi i këtij kompleksi memorial ka filluar para 4 vitesh, deri më sot fatkeqësisht, për shkak të mospajtimeve në mes të udhëheqësve të komunës së Gjakovës, Shoqatës "27 Prill" nga Gjakova, të cilën e kanë themeluar pjesëtarët e familjeve të martirëve që janë aty të varrosur, menaxhmentit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, si dhe punë kryesit në këtë kompleks, punimet ende nuk kanë përfunduar

Në fund të mbledhjes anëtarët e Komisionit parashtruan pyetje të shumta, në të cilat u përgjigj drejtori i kësaj Agjencie.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione