Lajmet e fundit
Nga Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Marte, 22.05.2018
Komisioni për të Drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga Igor Simic, kryetar i Komisionit, mbajti sot mbledhjen e rregullt ku pikë e rendit të ditës ishte raportimi i ministrit për punë dhe mbrojtje sociale z. Skender Reçica, lidhur me implementimin e planit për ndërtimin e shtëpive për komunitetet jo shumicë.
Në këtë mbledhje, krahas anëtarëve të Komisionit, morën pjesë përfaqësuesit e Ministrisë për Punë dhe Çështje Sociale, ministri z. Skender Reçica, përfaqësuesi i OSBE-së, si dhe kryetari i Këshillit konsultativ për komunitete pranë Zyrës së kryetarit të Republikës së Kosovës.
Duke folur për implementimin e planit për ndërtimin e shtëpive për komunitetet jo shumicë, ministri Reçica ka theksuar se me buxhetin për vitin 2018 me kod të veçantë për komunitetet jo shumicë janë ndarë gjithsej 1. 800.000€ dhe nga kjo shumë për projektet e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë duhet të ndërtohen shtëpitë se reja, ndërsa një pjesë e mjeteve do të shpenzohen për qëllime të tjera sociale. Në vazhdim ministri Reçica ka theksuar se për shkak të mospajtimeve në mes të deputetëve që ju takojnë komuniteteve jo shumicë këto mjete deri më sot nuk janë realizuar dhe në qoftë se nuk do të arrijnë marrëveshje deputetët lidhur me ndarjen e këtyre mjeteve, ai do të kërkoj nga Qeveria e Kosovës që këto mjete të kthehen si tepricë në buxhetin e Republikës së Kosovës. Në fund, ministri edhe njëherë ka apeluar që deputetët e komuniteteve jo shumicë të bashkëpunojnë dhe të dakordohen, në mënyrë që këto mjete të shpenzohen për projekte të dedikuara.