Lajmet e fundit
Delegacioni i Kuvendit po merr pjesë në punimet e Sesionit Pranveror të AP të NATO-s
E Shtune, 26.05.2018
Delegacioni i përhereshem i Kuvendit të Republikës se Kosovës, i përbërë prej nënkryetarit, njëherit edhe kryesuesit të delegacionit, Xhavit Haliti dhe deputetit, Slobodan Petrovic, po merr pjesë në punimet e Sesionit Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të cilat po mbahen, nga sot deri të hënën, në Varshavë, në Parlamentin e Polonisë.
Sot delegacioni është duke i përcjellë punimet e Komisionit për Politikë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ndersa neser do t'i ndjekë punimet e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri në Asamblenë Parlamentare të NATO-S dhe ato të Seancës Parlamentare që do të zhvillohen ditën e hënë.