Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...
E Enjte, 24.05.2018
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte Inovacion dhe Ndërmarrësi, ka mbajtur mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Ismajl Kurteshi, kryetar, në të cilën është vazhduar me shqyrtimin e Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i drejtoratit të arsimit nga MASHT-i, për të dhënë sqarimet e nevojshme në nene të caktuara të projektligjit.
Anëtarët e Komisioni shqyrtuan Projektligjin në tërësi, ndërkaq në mbledhjen e radhës do të vendoset për votim përfundimtar.