Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Enjte, 24.05.2018




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa, të kryesuar nga kryetari i Komisionit, Lumir Abdixhiku, u shqyrtuan dhe u përkrahën dy raporte vjetore: Raporti vjetor i Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe ai i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, si dhe Raporti vjetor financiar i Akademisë së Drejtësisë, për vitin 2017.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit, të cilët paraqitën të gjeturat, konluzionet dhe rekomandimet lidhur me auditimin e raporteve të lartpërmendura.

Komisioni po ashtu shqyrtoi dhe përkrahu edhe Projektligjin për Ndërmjetësim dhe amendamentet e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Gjatë kësaj mbledhjeje Komisioni shqyrtoi edhe Projektligjin për Miniera dhe Minerale dhe amendamentet e Komisionit funksional. Me këtë rast, u paraqitën tri propozime nga anëtarë të Komisionit. Pas diskutimit rreth këtij prohektligji, Komisioni përkahu atë, si dhe propozimet shtesë nga anëtarë të këtij Komisioni.

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa