Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi…
E Mërkure, 23.05.2018
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, i kryesuar nga Daut Haradinaj, kryetar, mbajti sot mbledhjen e radhës.
Anëtarët e komisionit diskutuan rreth amendamenteve të Projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Projektligji, me amendamente, u përkrah dhe u procedua për shqyrtim të mëtejmë në Kuvend.
Po ashtu komisioni përkrahu edhe Projektligjin për Kompleksin Memorial "Adem Jashari" dhe i rekomandoi seancës miratimin e tij në parim.