Lajmet e fundit

Delegacioni i Kuvendit po merr pjesë në mbledhjen e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci të AP të Këshillit të Evropës

E Marte, 22.05.2018




Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, po mban mbledhjen në Parlamentin e Greqisë, Athinë, ku po merr pjesë edhe delegacioni i përhershëm i Kuvendit të Kosovës, në përbërje: Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti.

Pjesëmarrës në këtë mbledhje janë: Michele Nicoletti, President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, anëtarët e komisionit dhe përfaqësuesit e vendit nikoqir.

Kryetari i Parlamentit Grek, Nikolaos Voutsis, mbajti fjalim përshëndetës, ndërsa fjalë mirëseardhjeje kryetarja e delegacionit grek në APKiE, Ioanneta Kavvadia.

Gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamje me ministrin për Politikat Greke të Migracionit, Dimitrios Vitsas dhe zëvendësministrin grek për Punë të Jashtme, Giorgos Katrougalos.

Temat të cilat po diskutohen në këtë mbledhje përfshijnë: vlerësimin e pasojave politike të financimit të huaj të Islamit në Evropë, me Raportuese znj. Doris Fiala nga Zvicra, krijimin e një rrjeti akademik evropian për Konventën Kundër-Korrupsion [Rez. 2170 (2017), Rek. 2105 (2017), si dhe përgjigjen e Komitetit të Ministrave [Dok. 14528].

Michele Nicoletti, President i Asamblesë, dha deklaratë për iniciativën e tij dhe për vazhdimin e raportit të tij me temën: "Promovimi i integritetit në qeverisje për trajtimin e korrupsionit politik", me ç'rast u bë shkëmbimi i pikëpamjeve me znj. Maria Gouvaneli, Shefe e Delegacionit të Greqisë në Grupin e Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO) dhe Profesoreshë e Asociuar e së Drejtës Ndërkombëtare, Universiteti Kombëtar dhe Kapodistrian i Athinës; Mbrojtja dhe mbështetja e viktimave të terrorizmit.

Mbledhja vazhdoi me dëgjim me pjesëmarrjen e z. Travis Frain, i mbijetuar i sulmit në Ëestminster dhe anëtar i rrjetit të të Mbijetuarve në Mbretërinë e Bashkuar kundër Terrorit, znj. Susanne Gentz, Këshilltare Diplomatike, për Evropë dhe Azinë Qendrore, Divizioni i Politikave dhe Diplomacisë Humanitare, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) dhe znj. Mary Bossis, Profesoreshë e Asocuar, Departamenti për Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Universiteti i Pireut, Greqi.

Në këtë mbledhje po bëhet shqyrtimi i një memorandumi hyrës lidhur me Situatën në Siri dhe efektet e saj mbi vendet përreth.

Me Theodora Bakoyannis nga Greqia, raportuese, diskutimi vazhdoi me shkëmbimin e pikëpamjeve me pjesëmarrjen e Sotirios Roussos, profesor i Universitetit të Peloponezit, Greqi.

Po ashtu po bëhet shqyrtim i një memorandumi hyrës mbi Tranzicionit politik në Egjipt, me raportues z. Jordi Xuclà nga Spanja.

Në këtë mbledhje po bëhet edhe shqyrtimi i draftraportit dhe votimi i draft rezolutës preliminare lidhur me Pajtueshmërinë e ligjit të Sheriatit me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut: a munden shtetet të cilat e kanë nënshkruar Konventën ta nënshkruajnë "Deklaratën e Kajros"?

Me raportues znj. Anne Brasseur nga Luksemburgu, vazhdoi shkëmbimi i pikëpamjeve me pjesëmarrjen e znj. Maria Giannakaki, Sekretare Gjenerale për të Drejtat e Njeriut dhe Transparencë nga Ministria e Drejtësisë e Greqisë dhe z. Yannis Ktistakis, Asistent Profesor, Fakulteti Juridik, Universiteti "Democritus" i Trakesë, Greqi.

Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës po zhvillon takime me përfaqësues të shteteve pjesëmarrëse.

 

Delegacioni i Kuvendit po merr pjesë në mbledhjen e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci të AP të Këshillit të Evropës