Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 22.05.2018




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Sala Berisha-Shala, kryetare, në të cilën përkrahu raportin vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2017.

Më pas, komisioni shqyrtoi raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për vitin 2017, të cilin para deputetëve e paraqiti kryesuesi i Bordit, Musa Shabani.

Gjatë paraqitjes së tij, Shabani tha se KPMM-ja gjatë vitit 2017 ka inkasuar rreth 31 milionë euro më tepër sesa që kanë qenë të planifikuara.

" Raporti i punës i KPMM-së për vitin 2017 ka përfshirë edhe punët që janë kryer në bazë të rekomandimeve të dala gjatë monitorimit të punës nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik dhe shoqëria civile. KPMM-ja është organi përgjegjës për arkëtimin e rentave, e taksave", theksoi Shabani.

Gjatë prezantimit, Shabani paraqiti edhe të dhëna dhe hollësi të tjera nga puna vjetore e këtij institucioni.

Anëtarët e komisionit, nga ana e tyre, shtruan pyetje të shumta në adresë të kryesuesit të KPMM-së dhe drejtuesve të tjerë, të cilat dhanë informacionet e nevojshme në çështjet e ngritura nga deputetët.

Komisioni shteri diskutimet lidhur me raportin por nuk pati kuorum për votimin e tij.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...