Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike
E Marte, 22.05.2018
Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të kryesuar nga kryetari Driton Selmanaj, u shqyrtua raporti i Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Autoritetit të Aviacionit Civil, për vitin 2017.
Lidhur me punën, angazhimet dhe sfidat që ka shënuar gjatë vitit paraprak AAC-ja, raportoi përfaqësuesi i këtij institucioni, z. Driton Gjonbalaj, duke dhënë edhe sqarime shtesë në çështjet që u ngritën nga anëtarë të Komisionit.
Tutje, Komisioni shqyrtoi edhe raportin e Auditimit për PVF-të e Organit Shqyrtues të Prokurimit, për vitin 2017.
Lidhur me këtë, raportoi kryetari i bordit të OSHP-së, Blerim Dina, si dhe zyrtari financiar në OSHP, Agim Sheqiri.
Krejtësisht në fund, Komisioni shqyrtoi edhe raportin e Auditimit të Përformncës për "Menaxhimi dhe shfrytëzueshmëria e aplikacionit e-Pasuria" Përkitazi me këtë raport, në Komision raportoi ministri i Administratës Publike, Mahir Jagcilar.
Pas shqyrtimit të këtyre raporteve, Komisioni u dakordua që në mbledhjen e radhës të aprovohen rekomandimet e Komisionit lidhur me këto raporte.