Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

E Enjte, 17.05.2018




Të premten, më 18 maj 2018, në orën 16:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të mblidhet në seancë të re plenare.

Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të kryesuar nga Kadri Veseli.

Pikë e vetme e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë përzgjedhja e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

 

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit