Lajmet e fundit

Komisioni për Buxhet

E Mërkure, 16.05.2018




Grupi Punues i Komisionit për Buxhet dhe Financa, nën kryesimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, ka mbajtur sot takimin e parë konsultativ me akterët relevantë, për çështjen e Kartonit të Gjelbër.

Takimi kishte për qëllim gjetjen e mundësisë që edhe Kosova të jetë pjesë e Byrosë së Kartonit të Gjelbër, ndërkaq, në të merrnin pjesë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës ( BQK), Fehmi Mehmeti, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe asaj të Punëve të Jashtme, si dhe përfaqësues nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.

Me këtë rast, të pranishmit vunë në spikamë sfidat e anëtarësimit të Kosovës që edhe ajo të jetë anëtare e mekanizmave ndërkombëtar të sigurisë në komunikacion.

Ndër sfidat kryesore për të arritur këtë qëllim, u tha se është mos anëtarësimi i Kosovës në OKB, numri i madh i automjeteve të paregjistruara, pa mundësia e nënshkrimit të Traktatit të Vjenës, si dhe një mori çështjesh tjera.

Përfaqësuesit e institucioneve, gjatë debatit shpalosën ide, të cilat sipas tyre, do ofronin zgjidhje për këtë çështje, nga e cila, u shprehën ata, më së shumti pëson diaspora kosovare.

Komisioni për Buxhet