Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

E Marte, 15.05.2018




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, kryesuar nga Albulena Haxhiu, mbajti sot mbledhjen e vet të rregullt.

Nga pika e shqyrtimit të Raportit Vjetor të punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2017, u tha se ky raport vetëm është diskutuar dhe janë dhënë vërejtje, mirëpo nuk është miratuar ende në KQZ, për shkak se anëtarët e këtij institucioni aktualisht janë pa mandat.

Këtë e bëri të ditur, kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, e cila prezantoi raportin, dhe kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi.

Komisioni vlerësoi se raporti i punës i KQZ-së, përderisa nuk është i miratuar nga institucioni përkatës, nuk mund të miratohet as nga komisioni.

Në vazhdim, komisioni nuk u përkrahu Projektligjin për aktet juridike, për shkak se, siç u tha, ky projektligj nuk i plotëson kushtet për t'u futur në procedurë parlamentare të shqyrtimit. Rrjedhimisht, projektligji u rekomandua për mosvotim në seancë.

Gjatë kësaj mbledhjeje, u formua grupi punues për Projektligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, grupi punues për Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe si për Projektligjin për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...