Lajmet e fundit

Kryetari Veseli takoi një delegacion nga Landi i Baden Wüttenberg-ut

E Marte, 15.05.2018




Kryeparlamentari Kadri Veseli ka pritur sot në një takim një delegacion nga Landi i Baden Wüttenberg-ut në Gjermani, të përbërë nga përfaqësues të ekzekutivit dhe legjislativit të këtij landi.

Ky delegacion kryesohej nga Gisela Erler, këshilltare shtetërore.

Kryetari i Kuvendit i informoi mysafirët nga Gjermania me zhvillimet e përgjithshme në vend, në veçanti me punën e Kuvendit të Kosovës në miratimin e shumë reformave legjislative në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë.

Kryetari Veseli theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për integrimet evropiane. Ai vlerësoi përkrahjen që Gjermania i ka dhënë dhe po i jep Kosovës. Në këtë drejtim, ai theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të thellohet, duke theksuar nevojën që, në veçanti Landi i Baden Wüttenberg-ut, ta mbështesë Kosovën në edukim profesional sipas modelit gjerman, në ekspertizë në fushën e ekonomisë dhe mbështetje në raport me integrimin evropian.

Nga ana e tyre, anëtarët e delegacionit nga Gjermania vlerësuan progresin e arritur në Kosovë dhe shprehen gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për Kosovën.

Kryetari Veseli takoi një delegacion nga Landi i Baden Wüttenberg-utKryetari Veseli takoi një delegacion nga Landi i Baden Wüttenberg-ut