Lajmet e fundit

Nga takimet e Komisionit për Arsim... me rektorin e UP-së, Marjan Dema dhe ministrin e MASHT-it, Shyqeri Bytyqi

E Hënë, 14.05.2018





Anëtarë të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, kanë realizuar vizita në rektoratin e Universitetit të Prishtinës " Hasan Prishtina" dhe në Ministrinë e Arsimit, gjatë të cilave kanë realizuar takime me rektorin e Marjan Dema dhe ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqeri Bytyqi.

Pjesëmarrës në këto vizita ishin: Ismajl Kurteshi, kryetar i komisionit, Teuta Haxhiu, zv/kryetare dhe Albulena Halimi-Balaj, anëtare.

Vizitat në këto institucione të larta kishin për synim njoftimin e rektorit Dema, dhe të ministrit Bytyqi, lidhur me kërkesat e paraqitura nga ministrit për Pakica dhe të Drejta të Njeriut në Qeverinë e Malit të Zi, si dhe zëvendësministri i arsimit, gjatë një takimi të realizuar ditë më parë.

Në takim me rektorin Dema, anëtarët e komisionit bënë një prezantim të objektivave kryesore që synon të realizojë komisioni. Nga rektori Dema, ata kërkuan që të sigurohet kuota për regjistrimin e studentëve në fakultete të UP-së.

Rektori Demaj, po ashtu prezantoi ecurinë e zhvillimeve në rektorat dhe u zotua se do t'i marrë në konsideratë kërkesat e komisionit.

Vizita e dytë e anëtarëve të komisionit u realizua në Ministrinë e Arsimit. Me ministrin Bytyqi anëtarët e komisionit diskutuar për sigurimin e teksteve mësimore, trajnimet e mësimdhënësve, si dhe sigurimin kuotës për regjistrim të studentëve nga Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

Në fund të takimit, anëtarët e komisionit i dorëzuan ministrit Bytyqi rekomandimet e dala nga dy tryezat e mbajtura: Tryeza e edukimit për fëmijët parashkollorë dhe tryeza e arsimimit të personave me aftësi të kufizuara.

 

Nga takimet e Komisionit për Arsim... me rektorin e UP-së, Marjan Dema dhe ministrin e MASHT-it, Shyqeri BytyqiNga takimet e Komisionit për Arsim... me rektorin e UP-së, Marjan Dema dhe ministrin e MASHT-it, Shyqeri BytyqiNga takimet e Komisionit për Arsim... me rektorin e UP-së, Marjan Dema dhe ministrin e MASHT-it, Shyqeri Bytyqi