Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Hënë, 14.05.2018




Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga z.Igor Simiç, kryetar, mbajti mbledhjen e vet të rregullt.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit nga OSBE dhe KDI.

Në vazhdim, anëtarët e Komisionit shqyrtuan P/ligjin nr. 06/L-009 për ndërmjetësim, me amendamentet e Komisionit funkcional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës kundër Korrupsionit dhe e miratuan njëzërit.

Në rend të ditës ishte edhe fillimi i nismës legjislative të Komisionit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-064për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

Pas diskutimeve rreth kësaj nisme legjislative, anëtarët e Komisionit u pajtuan që, Ditë memorial e egjiptasëve të jetë 24 Qershori, kurse ditë memorial për komuniteitn serb, të cilët jetojnë dhe punojnë në Kosovë, të jenë 15 Shkurti dhe 28 Qrshori, dhe si propozime të tilla të Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, t'i dërgohen për shqyrtim Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim