Lajmet e fundit

Nga takimi i Komisionit për Arsim... me delegacionin e arsimit të lartë nga IOWA

E Premte, 11.05.2018




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, priti sot në takim një delegacion të arsimit të lartë nga IOËA, për të diskutuar lidhur me zhvillimet në arsim.

Kryetari i komisionit Ismail Kurteshi, para përfaqësuesve të arsimit të lartë nga IOËA, prezantoi gjendjen dhe zhvillimet e proceseve arsimore të Republikës së Kosovës. Kurteshi, shprehu shqetësimin e tij lidhur me gjendjen e rëndë të arsimit në përgjithësi. Me këtë rast, ai vuri në pah përqindjen e ulët të vijueshmërisë së fëmijëve në arsimin para fillor, në vetëm 18 për qind. Problem kryesor, sipas Kurteshit, është cilësia jo e kënaqshme në të gjitha nivelet e arsimit. Ai përmendi edhe largimin e të rinjve nga Kosova, të cilët sipas tij, pas përfundimit të studimeve nuk gjejnë punë, dhe kjo gjendje është duke i detyruar ata të shkojnë në vendet perëndimore.

Përfaqësuesja e delegacionit për arsim nga IOËA, Gaëtane Jean-Marie, tha se një e katërta ( ¼ ) e mësimdhënësve atje ligjërojnë në fakultete, duke rezultuar me 450 mësues, përgjatë katër viteve të studimeve të mësuesisë. Më pas Jean-Marie, theksoi se mësuesit që përgatiten për një lëndë të caktuar në fakultete, u japin prioritet parapërgatitjes së kësaj lënde. Ndërkaq, studentët në fakultete, tha ajo, bëjnë nga 750 orë punë praktike.

Anëtarët e komisionit shtruan një varg pyetjesh lidhur me zhvillimet e arsimit në IOËA State Capital.
Nezir Çoçaj, anëtarë i komisionit për arsim, shprehu shqetësimin e tij lidhur me buxhetin e ulët në MASHT, duke e vënë në pah mungesën e hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore. Po ashtu, ai falënderoi miqtë nga IOËA, për mundësitë e bashkëpunimit, si: trajnime, konferenca shkencore dhe ato buxhetore.

Deputetja Teuta Haxhiu, paraqiti problemin e nxënësve në shkollat profesionale, të cilët nuk kanë orë praktike. Lidhur më këtë, ajo tha se nxënësve u mungon përgatitja profesionale.

Në fund të takimit, kryetari Kurteshi në emër të komisionit falënderoi përfaqësuesit e IOË-as për vizitën dhe shkëmbimin e përvojave mes dy shteteve. Po ashtu, shprehu kënaqësinë e thellimit të bashkëpunimit në vazhdimësi.

Pas këtij takimi, Komisioni ka diskutuar gjatë edhe për çështjen e statusit ligjor të Inspektoratit në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës. Përkitazi më këtë, u debatua se a do të duhej të jetë inspektorati, institucion në kuadër të MASHT-it, apo, agjenci e pavarur në kuadër të qeverisë. Ndërkaq, amendamentimi i këtij projektligji do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës.

Nga takimi i Komisionit për Arsim... me delegacionin e arsimit të lartë nga IOWA