Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Premte, 11.05.2018




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga kryetarja e Komisionit, Blerta Deliu-Kodra, raportoi ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Shyqiri Bytyqi, lidhur me zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA).

Gjatë raportimit të tij, ministri Bytyqi, është përgjegjur në çështje të shumta që u ngritën nga anëtarë të Komisionit, ndërkaq në vijim ai vlerësoi se MASHT-i ka realizuar gjysmën e rekomandimeve që kanë dalur nga MSA-ja.

Pas përmbylljes së këtij raportimi, Komisioni shqyrtoi edhe Projektligjin për Ndërmjetësim, me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Ndërkaq, përkrahu Projektligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane