Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione

E Enjte, 10.05.2018




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i kryesuar nga Duda Balje, kryetare, sot mbajti mbledhje të rregullt.

Në mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, EUSR-it, si dhe ata të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Për këtë mbledhje, pikë kryesore e rendit të ditës ishte: shqyrtimi i Raportit përfundimtar për P/ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.02/L-031 për liritë fetare në Republikën e Kosovës.
Pas debatit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit, me shumicë votash, miratuan Raportin për P/ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për liritë fetare në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, anëtarët e Komisionit, nga Grupi i punës, u informuan në lidhje me peticionet e qytetarëve.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione