Lajmet e fundit

Nga takimi i Komisionit për Zhvillim Ekonomik me përfaqësues të Bankës Botërore

E Marte, 08.05.2018




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, priti sot në takim përfaqësues të Bankës Botërore (BB), përkatësisht, drejtorin e Zyrës së BB-së në Kosovë Marco Manto Vanelli, me bashkëpunëtorë.

Me këtë rast, kryetarja e komisionit Sala Berisha- Shala, falënderoi përfaqësuesit e këtij institucioni të rëndësishëm ndërkombëtar, dhe i siguroi ata për një bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen. Kryetarja Berisha-Shala, vlerësoi se, analizat lidhur me zhvillimin ekonomik të Kosovës, të realizuara nga BB-ja, janë të rëndësishme për Komisionin dhe lehtësojnë në orientimin adekuat në fushë veprimtarinë e tij.

Drejtori i Zyrës së BB-së në Kosovë Marco Manto Vanelli, ndërkaq, njoftoi për një analizë të zhvillimit ekonomik të shteteve të Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë lidhur me zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Duke paraqitur këtë analizë në formë raporti, përfaqësuesi i BB-së konfirmoi se Kosova gjatë vitit të kaluar ka shënuar rritje ekonomike prej 4.4 %.

Duke folur për rritjen ekonomike gjatë këtij viti, si dhe vitit në vijim, përfaqësuesi i BB-së, pasi që vlerësoi se Kosova është duke prirë në rajon për nga rritja ekonomike, tha:" Rritja ekonomike parashihet të rritet në 4. 8% në vitet 2018-2019, por, prospekti është i ndjeshëm ndaj rreziqeve të jashtme dhe të brendshme (përfshirë ato politike).

 

 

Nga takimi i Komisionit për Zhvillim Ekonomik me përfaqësues të Bankës BotëroreNga takimi i Komisionit për Zhvillim Ekonomik me përfaqësues të Bankës BotëroreNga takimi i Komisionit për Zhvillim Ekonomik me përfaqësues të Bankës Botërore