Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Marte, 08.05.2018




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në mbledhjen e sotme shqyrtoi raportin e monitorimit të Ligjit për shërbime sociale dhe familjare. Pas diskutimit deputetët konkluduan se duhet të krijohet një grand shtesë me specifikë të veçantë për çështjet sociale, pasi komunat nuk i mbështesin me fonde, deri sa të krijohet ligji i ri për punët sociale. Komisioni miratoi raportin e monitorimit.

Më pas komisioni vijoi takimin me përfaqësues nga Iniciativa e Pavarur e të Verbërve, të cilët parashtruan një sërë kërkesash. Anëtarë e komisionit një zëri pranuan se do të mbështesin pa rezerva për plotësimin e kërkesave të tyre dhe të thërrasin sa më shpejtë në takim ministrin e Punëve Sociale.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale