Lajmet e fundit
Nesër, një delegacion nga SHBA zhvillon takim me kryeparlamentarin Veseli dhe disa komisione parlamentare
E Hënë, 07.05.2018
Të martën, më 8 maj, një delegacion i lartë nga nga Iowa, SHBA, i përbërë nga 50 anëtarë dhe i kryesuar nga Zach Nunn, Përfaqësues në Komitet për Marrëdhënieve Ndërkombëtare, nga Iowa State Capital dhe Timothy Orr, Gjeneral i Gardës Kombëtare të Iowas, do të qëndrojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Delegacioni do të zhvillojë një takim të përbashkët me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, me Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, do të mbajë një fjalë rasti mirëseardhjeje për delegacionin amerikan.
Koha: 10:00
Vendi: Salla Plenare e Kuvendit
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.