Lajmet e fundit
Vizitë zyrtare në Norvegji e delegacionit të Komisionit për Punë të Jashtme...
E Hënë, 07.05.2018
Delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, i kryesuar nga Kryetarja e Komisionit, Vjosa Osmani Sadriu, me ftesë të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Parlamentit të Norvegjisë, do të realizojë një vizitë zyrtare dy ditore më 8 dhe 9 maj 2018, në Norvegji.
Gjatë kësaj vizite Komisioni do të takohet me Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje, me Delegacionin e deputetëve norvegjezë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Delegacionin e deputetëve norvegjezë në OSBE, me Ministrinë e Punëve të Jashtme, me përfaqësues të partive në pushtet, si dhe me një sërë institutesh, përfaqësues të shoqërisë civile, akademisë dhe ambasadorë.