Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike...

E Hënë, 07.05.2018




Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i udhëhequr nga Nait Hasani, kryetar, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi Projektligjin për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, si dhe përkrahu nismën legjislative për plotësim-ndryshimin e Ligjit për KPM-në dhe për hartimin i draftligjit për mediat në Kosovë.

Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit, pas diskutimeve miratuan nismën legjislative për plotësim-ndryshimin e Ligjit për KPM-në si dhe për hartimin e draftligjit për mediat në Kosovë.

Më pas, është shqyrtuar në tërësi Projektligji nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare.

Ndërkaq, lidhur me shqyrtimin e propozimeve për draftligjin për RTK-në, komisioni ka vazhduar punën në grupe punuese.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike...