Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
E Premte, 04.05.2018
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, kryesuar nga Vjosa Osmani, kryetare e Komisionit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka shqyrtuar Projekt platformën shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve.
Gjatë shqyrtimit të kësaj platforme, anëtarët e komisionit shfaqën vërejtje të shumta në përmbajtjen e saj, ndërkaq u shprehën se, lidhur me dialogun duhet të arrihet konsensus sa më i gjerë politik ndërmjet forcave politike në vend.
Anëtarët e komisionit vlerësuan po ashtu se, shqyrtimi në Kuvend i kësaj platforme, duhet bërë me qëllim të pasurimit të saj me rekomandimet e nevojshme nga të gjitha grupet parlamentare.
Pas shterimit të debatit, Komisioni vendosi që Projekt platformën shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, ta procedojë tutje për në seancë plenare.