Lajmet e fundit
Nga takimi i Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadorin norvegjez, Per Strand Sjaastad
E Enjte, 26.04.2018
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, nga data 7, deri më 10 maj, do të realizojë një vizitë pune në Parlamentin e Norvegjisë (Storting).
Për të arritur objektivat kryesore të kësaj vizite, përkatësisht këmbimin e përvojave ndër parlamentare ndërmjet kuvendeve, atij të Norvegjisë dhe të Kosovës, Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, i prirë nga kryetarja Vjosa Osmani, priti sot në takim, ambasadorin norvegjez, Per Strand Sjaastad.
Me këtë rast, ambasadori norvegjez Strand Sjaastad, dhe anëtarët e komisionit u angazhuan që kjo vizitë të shfrytëzohet për avancimin e më tejmë të përvojave ndër parlamentare, si dhe forcimin e raporteve ndërshtetërore.
Gjatë kësaj vizite është paraparë që Komisioni i Kuvendit të Kosovës të takojë përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Komisionin për Punë të Jashtme, si dhe mekanizma të tjerë institucional nga Norvegjia.