Lajmet e fundit
Sala Berisha-Shala e Dardan Sejdiu, në takimin e Plenumit Parlamentar të Komunitetit të Energjisë
E Enjte, 26.04.2018
Ka përfunduar në në Bruksel takimi i Plenumit Parlamentar të Komunitetit të Energjisë, në të cilin nga Kuvendi i Kosovës ka marrë pjesë kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Sala Berisha Shala dhe zv/kryetari i Komisionit, Dardan Sejdiu.
Plenumi Parlamentar inkurajon bashkëpunimin në mes të përfaqësuesëve të zgjedhur nga parlamentet kombëtare të Palëve Kontraktuese dhe Parlamentit Evropian, për të adresuar sfidat e përbashkëta, si dhe për të mbështetur krijimin e një sistemi funksional pan- Evropian të energjisë në dobi të qytetarëve.
Anëtaret e Plenumit të KE-së shprehen rëndësinë e shkëmbimit të pikëpamjeve për çështjet me interes të përbashkët në fushën e energjisë, ambientit dhe ndryshimeve klimatike, duke theksuar se forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar mundëson adresim më efektiv ndaj sfidave të përbashkëta.
U shpreh nevoja për të vazhduar më tutje me reforma në sektorin e energjisë, si hap drejt progresit per integrim në tregun Evropian të Energjisë. Theks të veçantë kishte edhe energjia e ripërtritshme, si një nga pjesët e rëndësisshme për zhvillim të qëndrueshem, si dhe përmbushja e objektivave për ndryshimet klimatike, përfshirë edhe masat për rritjen e efiçiencës së energjisë.
Edhe në këtë takim, Kosova ritheksoi sfidën energjetike që ka të bëjë me mos futjen në funksion të Interkoneksionit me Shqiperinë dhe i bëri thirrje komunitetit të energjisë që t'i bëjë Serbisë presion, për t'i zbatuar marrëveshjet e nënshkruara.
Drejtuesit e këtij takimi u shprehën optimistë në lidhje me këtë çështje, duke pasur parasysh se të dyja shtetet do ta kenë me lehtë, me që deputetët e të dyja vendeve tashmë janë anëtarë të Plenumit.