Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione

E Mërkure, 25.04.2018




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, të cilin e kryesoi Duda Balje, kryetare e Komisionit, mbajti mbledhjen e rregullt të Komisionit.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit nga Zyra e Avokatit të Popullit, përkatësisht Avokati i Popullit Hilmi Jashari, dhe përfaqësuesit të EUCR-it, UNMIK-ut dhe IAP-it.

Pika kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2017. Pas debatit gjithëpërfshirës anëtarët e Komisionit , me shumicë votash, miratuan Raportin e Avokatit të Popullit për vitin 2017.

Në këtë mbledhje anëtarët e Komisionit shqyrtuan dhe Raportin e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje, z. Naim Qelaj, lidhur me zbatimin e Strategjisë Nacionale Kundër Dhunës në Familje dhe Planit të Veprimit 2016-2020 kundër dhunës në familje.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione