Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...
E Marte, 24.04.2018
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga zv/kryetari i parë i Komisionit, Hajdar Beqa, shqyrtoi sot raportin me amendamente të komisionit funksional në Projektligjin për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën.
Me këtë rast, anëtarë të Komisionit paraqitën një sërë vërejtje në disa amendamente të caktuara dhe vlerësuan se ky projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet tjera. Pas një diskutimi të gjerë, Komisioni nuk e mbështeti raportin me amendamente të këtij projektligji, në tërësi, dhe u vendos që t'i kthehet komisionit funksional.
Në vijim, Komisioni shqyrtoi dhe përkrahu raportin me amendamente për Projektligjin për Ndërmjetësim, duke hequr amendamentin 29 dhe atë 30.
Krejjtësisht në fund, pas shqyrtimit të Raportit Vjetor të punës së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, për vitin 2017 dhe pas raportimit të drejtorit të kësaj agjencie, Komisioni përkrahu atë njëzëri duke e proceduar në seancë plenare.