Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Hënë, 23.04.2018
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga z. Igor Simiç, kryetar, u shqyrtuan dy projektligje: Projektligji nr.06/L-012 për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën, me amendamentet e Komisionit funksional për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, si dhe Projektligji nr.06/L-31 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.02/L-31 për liritë fetare në Kosovë, me amendamentet e Komisionit funksional për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Anëtarët e Komisionit përkrahën precedimin e mëtejmë të këtyre dy projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.