Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 18.04.2018




Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale thirri për raportim kryeshefin e Agjencionit për Produkte dhe Paisje Medicinale.
Qëllimi ishte që komisioni të merrte një informacion të qartë dhe të saktë lidhur me punën dhe funksionimin e këtij agjencioni, pas përfoljes në media për kontrabandim dhe parregullsi të mëdha të produkteve medicinale (produkte fallco, pa banderola etj.), që po qarkullojnë nga Serbia në drejtim të Kosovës. Po ashtu një seri produktesh medicinale po vijnë nga vende të cilat nuk e kanë njohur Kosovën si India, Kina, Pakistani, Spanja etj. në formën e produktit dhe gjysëm produkti.
Deputetë theksuan se ka dyshime për abuzime të mëdha në drejtim të përbërjes cilësore të produkteve medicinale dhe se ky agjencion duket shumë pasiv edhe pse trajtohet si një element i rëndësishëm i sigurisë kombëtare. Ata kërkuan informacione lidhur me kontratën për Insulinën dhe shtruan shumë pyetje.
Gjithashtu komisioni zhvilloi edhe një takim me Shoqatën e personave të prekur, me Fibroz Cistike, një sëmundje e vështirë dhe e rrallë, e cila shfaqet tek fëmijët që në lindje dhe vijon deri në moshë madhore. Në Kosovë ka 125 raste të identifikuara dhe mendohet se janë rreth 250 persona të prekur me Fibroz Cistike.
Anëtarët e komisionit shprehën përkrahje totale për të mbështetur dhe adresuar kërkesat e tyre tek Ministria e Shëndetësisë