Lajmet e fundit
Një delegacion i Kuvendit po merr pjesë në Sesionin Pranveror të Konferencës Globale Parlamentare, në Bankën Botërore
E Hënë, 16.04.2018
Me ftesë të Rrjetit Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, po merr pjesë në Sesionin Pranveror të Konferencës Globale Parlamentare, në Bankën Botërore, në Uashington DC, nga data 16-18 prill 2018.
Kuvendi përfaqësohet nga deputetët: Vjosa Osmani (LDK), Doruntinë Maloku (LDK), Safete Hadërgjonaj (PDK), Xhevahire Izmaku (PDK) dhe Fisnik Ismaili (GPD).
Temat kryesore për këtë sesion janë: Bashkëpunimi ndërkombëtarë në çështjet e taksave, problemet me rritjen e borxhit publik, politikat e fuqizimit të grave dhe punësimi i të rinjve, si dhe temat që kanë të bëjnë me ekonominë globale dhe qeverisjen e mirë.
Ne këtë takim global të parlamenteve, deputetët do të kenë mundësinë të takohen me përfaqësues të parlamenteve nga 65 vende të botës.