Lajmet e fundit

Delegacioni i Kuvendit merr pjesë në punimet e Sesionit të Pestë Plenar të AP të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

E Premte, 13.04.2018




Delegacioni i Përhershëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, është duke marrë pjesë në punimet e Sesionit të Pestë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që po mbahet në Lublanë, Slloveni.

Sesioni i Pestë Plenar i filloi punimet me takimet e Komisioneve të Përgjthshme dhe Komisionit të Përhershëm Qendror.

Kuvendi i Republikës së Kosovës gjatë këtyre takimeve u përfaqësua nga deputetët: Zenun Pajaziti - Komisioni i Përhershëm Qendror, Glauk Konjufca - Komisioni i Përgjithshëm për Drejtësi, Çështje të Brendshme dhe Bashkëpunim në fushën e Sigurisë, Avdullah Hoti - Komisioni i Përgjithshëm për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Energji, si dhe Ismail Kurteshi - Komisioni i Përgjithshëm për Zhvillim Social, Arsim, Kërkim dhe Shkencë.

Përveç Kosovës, pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe delegacionet nga Sllovenia, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Moldavia, Rumania, Turqia dhe Serbia.

Sipas agjendës së paraparë gjatë takimeve, u propozuan dhe miratuan kandidaturat për Komisionet e Përgjithshme. Me konsensus u vendos që për periudhën 2018/2019, Komisionin e Përgjithshëm për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Energji, ta kryesojë Turqia, Komisionin e Përgjithshëm për Drejtësi, Çështje të Brendshme dhe Bashkëpunim në fushën e Sigurisë, ta kryesojë Maqedonia, ndërsa Komisionin e Përgjithshëm për Zhvillim Social, Arsim, Kërkim dhe Shkencë, ta kryesojë Mali i Zi.

Delegacioni nga Kosova shprehu interes për marrjen e Kryesimit të Komisionit të Përgjithshëm për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Energji, por nuk arriti pasi që u kundërshtua nga Serbia.

Gjate takimit gjithashtu u diskutua rreth vendimit për selinë e Sekretariatit të AP të SEECP-së.

Nikoqir i takimeve ishte Sllovenia, e cila Kryeson Presidencën e SEECP-së prej 1 korrikut 2017 deri më 30 qershor 2018.

SEECP është një proces rajonal i themeluar në Sofje më 1996 me synimin për të forcuar bashkëpunimin dhe besimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, stabilitetin dhe sigurinë, marrëdhëniet ekonomike dhe bashkëpunimin në dimensionin njerëzor, drejtësinë, luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër terrorizmit.

Procesi rajonal është forum i dialogut diplomatik dhe politik të vendeve pjesëmarrëse të Evropës Juglindore.

Asambleja Parlamentare e SEECP ka një rol të rëndësishëm pasi është një organizatë, ambicia e të cilës është të bëhet organizatë udhëheqëse parlamentare në rajon dhe që përfaqëson platformën më të përshtatshme për të përballuar sfidat e Evropës Juglindore.

Kosova merr pjesë në mënyrë të përhershme në aktivitetet dhe takimet e SEECP/PBEJL-së, në të gjitha nivelet dhe në kushte të barabarta.

Sesioni Plenar vazhdon punimet me takimin në mes të krerëve tē delegacioneve, kryetarë e Parlamenteve Kombëtare tē vendeve pjesëmarrëse.

 

Delegacioni i Kuvendit merr pjesë në takimet e Komisioneve të Përgjithshme të AP të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës JuglindoreDelegacioni i Kuvendit merr pjesë në takimet e Komisioneve të Përgjithshme të AP të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës JuglindoreDelegacioni i Kuvendit merr pjesë në takimet e Komisioneve të Përgjithshme të AP të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës JuglindoreDelegacioni i Kuvendit merr pjesë në takimet e Komisioneve të Përgjithshme të AP të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës JuglindoreDelegacioni i Kuvendit merr pjesë në takimet e Komisioneve të Përgjithshme të AP të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës JuglindoreDelegacioni i Kuvendit merr pjesë në takimet e Komisioneve të Përgjithshme të AP të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore