Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal

E Enjte, 12.04.2018




Në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, të kryesuar nga zv/kryetari i parë i Komisionit, Dardan Sejdiu, përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) prezantuan Parametrat Rregullativ, me anën e të cilave caktohen të hyrat dhe tarifat e operatorëve dhe tarifat pëfundimtare të konsumatorëve.

Me këtë rast, përfaqësuesi i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu dha sqarimet e nevojshme para Komisionit. Mes tjerash u theksua fakti se Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) është në proces të shqyrtimit periodik për periudhën e dytë rregullative (PRR 2) të përcaktimit të të hyrave të lejuara maksimale (MAR) për Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Tregut (OT) dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH). Si pjesë të këtij procesi, ZRRE fillimisht ka publikuar për diskutim raportet konsultative për përcaktimin e Mesatares së Ponderuar të Kostos së Kapitalit (ËACC), për Vlerësimin e Jetëgjatësisë së Aseteve dhe Raportin për Reduktimin e Humbjeve të energjisë elektrike.

Pas një diskutimi të anëtarëve të Komisionit lidhur me këtë çështje, Komisioni në mungesë kuorumi mbylli mbledhjen.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal