Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet

E Mërkure, 11.04.2018




Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Lumir Abdixhiku, kryetar, shqyrtoi Raportin vjetor financiar të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2017, Raportin vjetor financiar të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2017, si dhe Raportin financiar vjetor i Zyrës Rregullative për Energji (ZRRE) për vitin 2017.

Gjatë shqyrtimit të këtyre raporteve, ishin të pranishëm edhe udhëheqësit e këtyre institucioneve, përkatësisht, Hilmi Jashari, Avokat i Popullit, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli dhe Arsim Janova, ushtrues detyre i Bordit të ZRRE-së, të cilët para anëtarëve të komisionit paraqitën raportet financiare.

Komisioni, ndërkaq, pas shqyrtimit të tyre, i përkrahu ato dhe vendosi t'i procedojë tutje për në seancë plenare të Kuvendit, me rekomandimin për miratim edhe nga deputetët.

Mbledhja e Komisionit për Buxhet