Lajmet e fundit

Tryezë e rrumbullakët për çështjen e importit dhe përpunimit të mishit në Kosovë, organizuar nga Komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të zhdukur dhe peticione

E Marte, 10.04.2018




Gjatë vitit 2017, AVUK ka kryer gjithsej 56.324 inspektime dhe ka marrë rezultatet e gjithsej 6.800 mostrave të artikujve ushqimor dhe për parregullsi ka paraqitur 153 kallëzime organeve kompetente për të gjithë ata që nuk iu kanë përmbajtur udhëzimeve të Agjencisë.

Me konstatimet e cekura filloi sot Tryeza e rrumbullakët me temën: "Çështja e importit dhe përpunimit të mishit në Kosovë", të cilën e organizoi Komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të zhdukur dhe peticione, kurse e kryesoi krzetarja e komisionit Duda Balje.

Në këtë tryezë, përveç anëtarëve të komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Agjencisë me në krye shefin e saj zotëri Valdet Gjinovcin, si dhe përfaqësuesit i Avokatit të Popullit, Ambasadës Zvicerane në Prishtinë, të drejtorive të inspektorateve të komunave: Prizren dhe Podujevë, përfaqësuesit e disa kombinateve prodhuese të mishit dhe prodhimeve të mishit të Kosovës.

Zotëri Gjinovci në fjalimin e tij je tha se në tërë territorin e Kosovës, gjegjësisht në 37 komuna punojnë gjithsej 71 inspektor të kësaj Agjencie dhe se përkundër kërkesave dhe lutjeve të shumta të Kësaj Agjencie që 100 inspektorët e inspektorateve të komunave ti bashkohen Agjencisë për kontroll në tërë territorin e Kosovës, për fat të keq kjo nuk është realizuar deri më sot dhe se vazhdimisht po prolongohet për vitin tjetër. Ky nënvizoi se për shkak të numrit të vogël të inspektorëve Agjencia nuk po mund të kontrolloj tërë prodhimin e mishit në Kosovë, ndonëse me kapacitetet e saj në bashkëpunim edhe me ato të komunave po kontrollon punën në përgjithësi të 53 thertoreve të regjistruara të cilat punojnë në Kosovë.

Sa i përket rastit të fundit të importit të mishit me afat të skaduar, zotëri Gjinovci tha AVUK, për herë të parë në vitin 2016, kanë zbuluar mishin e importuar nga Belgjika me afat të skaduar, të cilin e ka asgjësuar AUV e Kosovës prandaj i njëjti asnjëherë nuk ka arritur deri te konsumatori i Kosovës dhe nuk është konsumuar

Në fund të kësaj tryeze, anëtarët e komisionit i shtruan zotëri Gjinovcit një varg pyetjesh në të cilat ai u përgjigj.

 

Tryezë e rrumbullakët për çështjen e importit dhe përpunimit të mishit në Kosovë, organizuar nga Komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të zhdukur dhe peticione 2018_04_10_Tryezë e rrumbullakët për çështjen e importit dhe përpunimit të mishit në Kosovë