Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...
E Marte, 10.04.2018
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini,Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetari Ismajl Kurteshi.
Në këtë takim, para anëtarëve të Komisionit, Dardan Mehmeti, përfaqësuese i parashkollori.com, prezantoi Platformën teknologjike të sistemit parashkollor. Gjatë prezantimit, Mehmeti bëri të ditur se me këtë sistem digjital do të krijohen mundësi menaxhimi dhe monitorimi nga shtëpia në çerdhet, në të cilat fëmijët zhvillojnë aktivitetet e tyre.
Ai tha se ky sistem digjital është duke u praktikuar për herë të parë në Kosovë dhe Shqipëri. Sipas Mehmetit, përmes kësaj platforme digjitale, prindërit do të kenë mundësi për të përcjellë gjendjen dhe mbarëvajtjen e fëmijëve të tyre në institucionet parashkollore.
Ndërkaq, Shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës, është shtyrë për një mbledhje tjetër të radhës.