Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë

E Mërkure, 04.04.2018




Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, i kryesuar nga Ganimete Musliu, zëvendëse e kryetarit të Komisionit, mbajti sot mbledhjen e rregullt.

Në këtë mbledhje ishte parashikuar që të raportojë drejtori i AKI-së z. Driton Gashi, lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë. Raportimi nuk u mbajt meqenëse AKI ka informuar përmes një e-maili se më 3 prill 2017, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Inspektori i përgjithshëm i kësaj Agjencie, që të ndërmarr veprimet e duhura për t'i sqaruar rrethanat që kanë të bëjnë me temën e raportimin në komision.

Raportimi i z. Driton Gashi, drejtori i AKI-së shtyhet për një mbledhje tjetër.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë