Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

E Mërkure, 04.04.2018




Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti, ka konfirmuar sot kërkesën e 40 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme, me konstatimin se ajo i plotëson kushtet formale-juridike.

Konform kërkesës, seanca do të mbahet sot, në orën 14:00, në të cilën do të debatohet lidhur me rastin e deportimit të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë.

 

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit