Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisonit për Legjislacion...
E Marte, 03.04.2018
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, sot, në mbledhjen e radhës, të drejtuar nga Albulena Haxhiu, kryetare, shqyrtoi katër projektligje.
Pas diskutimeve të deputetëve lidhur me aspekte të ndryshme përmbajtësore të Projektligjit për amnistinë, komisioni me shumicë votash i dha mbështetje këtij projektligji dhe i rekomandoi Kuvendit miratimin e tij në parim.
Komisioni përkrahu në parim edhe Projektligjin Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe atë për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
U përkrah, gjithashtu, edhe Projektligji për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë për Ekstradim.