Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme…
E Premte, 30.03.2018
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Haxhi Shala, kryetar, ka diskutuar lidhur me situatën e sigurisë pas ngjarjes së djeshme në Kosovë, me ç'rast u deportuan nga Kosova gjashtë shtetas turq.
Komisioni u dakordua që të diskutojë serish lidhur me këtë ngjarje, pasi do të ketë në dispozicion informacione të bollshme nga institucionet relevante.