Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

E Mërkure, 14.03.2018




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Sala Berisha- Shala, kryetare, ka shqyrtuar dhe përkrahur Raportin me rekomandime për Projektligjin nr.06/L-039 për Shërbimin Gjeologjik të Kosovës.

Në këtë mbledhje, komisioni diskutoi edhe për bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin e kompetencave të Parlamenteve të Evropës Juglindore mbi efiçiencën e energjisë.

Lidhur me këtë, përfaqësues të Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS), përkatësisht drejtoresha e këtij Instituti, Leonora Kryeziu, para komisionit paraqiti një projekt, për të cilin, ajo bëri të ditur se është duke u realizuar.

Duke pasur parasysh gjendjen në ndërmarrjen "Trepça" si dhe në Post-telekomin e Kosovës, ndërkaq, Komisioni vendosi që lidhur me këtë, gjatë ditëve në vijim të raportojë ministri i Ministrisë përkatëse.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...