Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
E Mërkure, 28.02.2018
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, i kryesuar nga Vjosa Osmani, kryetare, konform vendimit të seancës, ka shqyrtuar sot Projektligjin nr. 06/L-060 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Komisioni i rekomandoi seancës miratimin e projektligjit, me një amendament, i cili ka të bëjë me nenin 3.