Lajmet e fundit
Përfundon afati i ftesës/thirrjes për pesë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese
E Mërkure, 21.02.2018
Administrata e Kuvendit të Kosovës njofton se ka përfunduar afati i ftesës/thirrjes publike për pesë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Deri më sot në orën 16:00, kanë aplikuar 31 kandidatë: Emrush Kastrati, Besfort Rrecaj, Hashim Çollaku, Shqipdon Fazliu, Remzije Istrefi-Peci, Jehona Shyti, Musa Dragusha, Erdogan Haxhibeqiri, Idain Smailji, Shqipe Ibraj - Mala, Radomir Laban, Jasmina Djekić, Ramadan Gashi, Makfirete Krasniqi, Vjollca Kroçi-Gërxhaliu, Nebojša Boričić, Shkëmb Manaj, Vigan Qorrolli, Ramë Hyseni, Rafet Haxhaj, Sadik Haxhiu, Çlirim Hajdini, Bajram Ljatifi, Eset Rama, Zef Prenrecaj, Anton Nokaj, Hajzer Salihu, Nexhmi Rexhepi, Shkelzen Sylaj, Sylejman Shumolli dhe Safet Hoxha.
Administrata është në pritje të nominimeve eventuale nëpërmjet postës.
Proceduara e përzgjedhjes së gjyqtarve do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.