Lajmet e fundit
Kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Sala Berisha-Shala, takoi diplomante kanadeze Synthia Dodig
E Premte, 16.02.2018
Sot, kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Sala Berisha-Shala, priti në takim znj. Synthia Dodig, e ngarkuar më çështje ekonomike dhe tregtare për Kosovën në Ambasadën e Kanadasë në Kroaci.
Kryetarja Berisha-Shala e falënderoi diplomatën kanadaze për vizitën, si dhe për ndihmën që Kanadaja ka dhënë në për çlirimin e Kosovës dhe shtetndërtimin e saj.
Kryetarja e njoftoi diplomaten kanadeze lidhur më fushëveprimin e Komisionit dhe angazhimet e saj në udhëheqje të Komisionit.
Diplamatja kanadeze, Dodig, uroi Kosovën për 10-vjetorin e pavarësisë dhe shprehu krenarinë që Kanadaja është njëri nga vendet e para që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Ajo e njoftoi kryetaren e Komisionit më përgatitjet që janë duke u bërë për konferencën në PDAC, si dhe për marrëveshjen që do ta nënshkruaj ministri i Kanadasë që mbulon fushën e minierave, më ministrin e Kosovës që mbulon po të njëjtën fushë, si dhe për Samitin e ministrave në sektorin minerar, ku prezent do të jetë edhe ministri kosovar.
Kryetarja e komisionit ftoi investitorët kanadezë të të gjtiha fushave të investojnë në Kosovë, e jo vetëm në fushën e minierave, ngase, siç tha ajo, Kosova ka legjislacion që siguron investimet e huaja në Kosovë, si në fushën e energjisë, turizmit etj. Ajo tha se ka zona ekonomike ku investitorëve do t'i bëhen lehtësime të shumta nëse vendosin që kapitalin ta investojnë në Kosovë, siç është Parkun Industrial në Drenas.
Ajo po ashtu e njoftoi znj. Dodig se është në procedurë edhe Projektligji për miniera dhe minerale dhe brenda dy muajsh do të miratohet nga Kuvendi.