Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
E Mërkure, 14.02.2018
Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga kryetarja e Komisionit, Blerta Deliu-Kodra, u shqyrtuan dhe u përkrahën këto projektligje me amendamente të komisioneve funksionale, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së: Projektligji nr. 06/L-016 për shoqëritë tregtare, Projektligji nr. 06/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, si dhe Projektligji nr. 06/L-015 mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.
Komisioni ka shqyrtuar edhe Projektligjin nr. 06/L-014 për infrastrukturën kritike, me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Me këtë rast, Komisioni ka rekomanduar që të mos përkrahet amendamenti 1 i komisionit funksional dhe të mbetet sikurse në projektligj. Ndërkaq, amendamentet tjera të komisionit funksional kanë marrë përkrahjen e tyre.