Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

E Mërkure, 14.02.2018




Prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, ishin çështjet për të cilat ka raportuar sot në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, ministri i kësaj ministrie, Rasim Demiri.

Në fillim të takimit, kryetarja e Komisionit, Sala Berisha- Shala, falënderoi ministrin për gatishmërinë e tij që të njoftoi për angazhimet e tyre, dhe më pas vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Ministri Demiri, ndërkaq, duke paraqitur prioritet e tyre theksoi dy çështje, të cilat ministria i konsideron më të rëndësishmet gjatë angazhimit të saj. Lidhur me këtë ai shtoi se, ulja e papunësisë dhe balancimi i zhvillimit ekonomik ndërkomunal dhe regjional, mbesim prioritet kyqe në angazhimet e tyre.

Ministri në vijim sqaroi se në kuadër të këtyre objektivave të tyre, ata kanë ndarë 2 milionë euro për investime kapitale, si dhe grante të kategorizuara në disa nivele për zbutjen e papunësisë.

Pas kësaj, ministri dhe bashkëpunëtorët e tij iu janë përgjigjur edhe pyetjeve të anëtarëve të komisionit, të cilët po ashtu dhanë edhe një sërë rekomandimesh.

Pas raportimit të ministrit, mbledhja ka vijuar me shqyrtimin dhe miratimin e Raportit me Rekomandime për Projektligjin nr.06/L-016 për shoqëritë tregtare, të cilin para komisionit e paraqiti deputetja, Hykmete Bajrami.

Po sot, komisioni në parim ka miratuar edhe dy projektligje: Projektligjin nr.06/L-033 për Produkte të Ndërtimit dhe Projektligjin nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Nuk është përkrahur ndërkaq, Projektligji nr.06/L-040 për Masat Mbrojtëse në Importe, për të cilin komisioni vlerësoi se duhet shqyrtuar në një pako me disa ligje të tjera.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik... Komisioni për Zhvillim Ekonomik...