Lajmet e fundit
Komisioni për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale
E Mërkure, 14.02.2018
Në mbledhjen e sotme Komisioni për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale shqyrtoi në parim projektligjin për gjak dhe përbërësit e gjakut.
Nga deputetët e komisionit u arrit konkluzioni se ky ligj është punuar dhe strukturuar mjaft mire, por duhet pasur parasysh me klinikat private të cilat gjenerojnë fitime, që gjaku të mos trajtohet nga to si mjet përfitimi përderisa dhurohet.
Në përfundim projektligji për gjak dhe përbërësit e gjakut u miratua në parim.