Lajmet e fundit
Nuk u mbajt vazhdimi i mbledhjes plenare
E Marte, 13.02.2018
Vazhdimi i mbledhjes plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës,(filluar me 8 shkurt) i paraparë që të mbahet gjatë ditës së sotme, është shtyrë për ditën e enjte, duke filluar nga ora 10:00.
Kështu njoftoi deputetët e Kuvendit, kryesuesi i seancës, nënkryetari Xhavit Haliti, pasi mori edhe pëlqimin e grupeve parlamentare. Nënkryetari Haliti sqaroi se kryeministri i Kosovës ende nuk është kthyer në Kosovë, pas vizitës që ai ka pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.