Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Mërkure, 07.02.2018




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të kryesuar nga kryetari i Komisionit Driton Selmanaj, ishte planifikuar të shqyrtohet Raporti i auditimit për pasqyrat vjetore Financiare të Ministrisë së Shëndetësisë, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016, si dhe Raporti i përformancës për Efikasitetin dhe Efektivitetin në Implementimin e Sistemit Informativ unik të Integruar Shëndetësor. Mirëpo, këto raporte nuk u shqyrtuan për shkak të mosprezencës së ministrit të Shëndetësisë në këtë takim.

Tutje, Komisioni gjatë kësaj mbledhje ka shqyrtuar Raportin e auditimit për PVF-të e SHSKUK-së, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2016. Pas shqyrtimit u vendos që raporti të mos adresohet për séance plenare, por në mbledhjen e radhës së komisionit të nxirren vetëm rekomandimet për Bordin dhe Drejtorin e SHSKUK-së.

Krejtësisht në fund, në çështje të ndryshme u diskutua lidhur me punëtorinë për shqyrtimin e Projektligjit për Kontrollin e Brendshëm Financiar që pritet të mbahet javën e ardhshme, si dhe rreth pjesëmarrjes në Konferencën rajonale të parlamenteve të shteteve të Evropës Juglindore, që do të financohet nga Parlamenti Evropian. Pjesëmarrës në këtë konferëncë do të jenë Driton Selmanaj dhe Andin Hoti nga ky komision.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike